Është pezulluar nga ana e Inspektoratit Kombëtar të mbrojtjes së territorit shembja e hotelit në fshatin turistik të Dhërmiut në Himarë. Të gjitha mjetet e IKMT së bashku me punonjësit u tërhoqën paraditen e kësaj të enjteje. Shkak I pezullimit për shembjen u bë sezoni turistik por dhe ankesat e pronarëve të tjerë të hoteleve rreth zonës, të cilët kërkuan që të evitohen zhurmat pasi në zonë ka turistë.