Vazhdon aksioni ‘bregdeti ynë’ dhe ditën e sotme IKMT është stacionuar në zonën e plazhit të Orikumit. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e objektit të parë i cili ka rezultuar pa dokumentacionin e rregullt, ndërsa janë në verifikim e sipër të gjitha objektet në këtë plazh.