Mëngjesin e së hënës, fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur sërish aksionin në lagjen “1 Maji” në Vlorë. Pas prishjes së 4 objekteve disa ditë më parë, sot janë planifikuar edhe 10 ndërtime të tjera që do të shemben për t’i hapur rrugë vijimit të projektit të rrugës Transballkanike, e cila do të lidhet me Portin e Jahteve. Në total, burime zyrtare bëjnë me dije se numri i objekteve që do të prishen arrin në 27