Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin e Hamallajt në Durrës. Tetë lokale të ngritura përgjatë vijës bregdetare në këtë zonë po prishen, pas njoftimit paraprak të subjekteve për heqjen e materialeve.