Në plazhet e Lukovës e Piqerasit IKMT ka filluar prishjen e disa struktura provizore që përdoren gjatë sezonit turistik si bare verore. Disa prej bizneseve me këtë natyrë në plazhin e Shpellës në Lukovë kanë denoncuar sot prishjen selektive të një pjese të objekteve ndërsa i gjithë bregdeti sipas tyre ka leje të njëjta shfrytëzimi për sezonin.