Arbenita Bunjaku, vajza e policit të vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku gjatë ceremonisë në nder të tij tha se ndjehet krenare për heroizmin e babait të saj. “Heroi im, babi im, sa vështirë e kam të shkruaj për ty babi. Para kohe mbeta jetime, ikja jote na la plagë të madhe në zemrat tona. Nuk e di si të jetoj pa ty”, tha vajza e policit të ndjerë.