E diela e 24 Korrikut shënon mbylljen e një kapitulli dhe hapjen e një faqe të re për institucionin e Presidencës. Ilir Meta do i dorëzojë zyrtarisht detyrën Bajram Begaj duke rikthyer traditën e një ish- ushtaraku në postin më të lartë të shtetit. Parlamenti para se të marre pushimet do të ri-mblidhet në ora 18.00 për ceremoninë e betimit.