Diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen mori OK-in ë mbasadorëve të Bashkimit Europian për postin e të dërguarit të posaçëm të bllokut për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. I zgjedhur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, Sorensen zëvendëson në këtë pozicion Mirosllav Lajçakun, dhe pas pëlqimit final të ministrave të jashtëm të BE-së, pritet ta nisë mandatin e tij nga fillimi i shkurtit.