Nga 1 shkurti, Kosova nuk përdor më dinarin për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para kesh, por euron. Banka Qendrore e Kosovës miratoi rregulloren e re duke sqaruar se “valuta e vetme e lejuar të përdoret tashmë në vend për transaksione të tilla do të jetë monedha e përbashkët europiane”.