Gjykata e Shkodrës i dha sot dritën jeshile ekstradimit të rusit që kërkohet nga Interpoli, Igor Kokunov. Në seancën gjyqësore, trupa gjykuese vendosi pranimin e kërkesën për ekstradim nga shteti rus. Ai akuzohet për veprën penale të marrjes së detyrave në hierarkinë e lartë të strukturave kriminale në Rusi.