Stuhia dimërore që ka mbështjellë 22 shtete të Amerikës në një valë acari, nuk i ka frenuar protestat për vdekjen e infermierit 37 vjecar Alex Pretti. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dja disa shenja të lehta zbrapsjeje pasi shpjegoi në një intervistë për Wall Street Journal, se administrata po “rishqyrton gjithçka” lidhur me të shtënat dhe deklaron se zyrtarët e emigracionit “në një moment të caktuar” do të largohen nga zona.