Turizmi është sektori që nuk njeh rënie. Ministrja Delina Ibrahimaj deklaroi në konferencën për mediat se ecuria pozitive e këtij sektori pritet të tejkalojë edhe numrin e turistëve që hynë një vit më parë ne vendin tonë. Në vetëm 5 muajt e parë të vitit në vend ka pasur 700 mijë më shumë turistë.