“Viti duket se ka filluar mbarë, me rreth 2 milionë turistë që kanë vizituar deri më tani vendin tonë. Duke parë fluksin e turistëve nga Spanja, prej disa ditësh ka nisur të operojë linja më e madhe ajrore spanjolle “Iberia”, me fluturime direkt 3 herë në javë nga Madridi për Tiranë”. Ky partneritet u përshëndet nga një delegacion i lartë i turizmit spanjoll, që mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.