Kryeministri Edi Rama u ndal në Ersekë të shtunën gjatë takimeve me qytetarët. Një grup grash performuan një këngë të vjetër polifonike që daton prej 1905, ku përmendej bufi, epitet që kryesocialisti i ka vendosur kreut të PD, Sali Berishës. Kryeministri nuk e ka mbajtur të qeshurën gjatë performancës.