Dy fëmijë në Prishtinë kanë pësuar lëndime dhe djegie pasi kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në shkollën “Faik Konica”. Fëmijët rreth moshës 15 vjeç, ishin duke luajtur në oborrin e shkollës dhe janë dërguar në emergjencën e QKUK-së, rreth orës 11, ku mjeku kujdestar thotë se gjendja e njërit prej fëmijëve është e rëndë për shkak se djegiet që ka marrë janë të shkallës së tretë dhe po operohet.