Pronari i banesës në fshatin Bushat të Vaut të Dejës ku iu vu mbrëmjen e sotme tritol, ka deklaruar se nuk ka konflikt me askënd dhe se nuk dyshon tek askush për këtë akt. Filip Dodaj tha se nga kamerat e sigurisë ka parë se tritolin në derën e shtëpisë ia ka vënë një person i maskuar, i cili ishte i vetëm, dhe më pas është larguar në këmbë.