Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Urgjenca”. Kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçari i shpallur në kërkim pasi i kishte vjedhur portofolin dhe aparatin celular, punonjëses së spitalit, në ambientet e punës. Gjatë veprimeve hetimore u dokumentua se ky shtetas është autor i vjedhjes së portofolit të një punonjëseje tjetër të të njëjtit spital.