Top Channel ka siguruar pamjet pak minuta pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Pire të Greqisë, ku u vra një 40-vjeçar shqiptar. Sipas raportimeve të mediave greke, shqiptari 40 vjeç, i identifikuar si Brigen Limka me origjinë nga Korça u qëllua me pushkë nga një person i moshuar.