Ky që shihni në këto pamje është autori i dyshuar i një tentative vrasje në zonën e Don Boskos. Rreth orës 7 të mëngjesit të kësaj të enjte ai qëlloi së paku 4 herë në drejtim të mjetit që drejtohej nga Rudolf Zefi. Fatmirësisht 42 vjeçari nuk u dëmtua nga plumbat dhe menjëherë bëri kallëzim në policinë e Tiranës.