Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 55-vjeçar i shpallur në kërkim për vepra të rënda penale në Krujë. Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë operativo-ligjore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mountain”, për kapjen e shtetasve në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin I. K., 55 vjeç, banues në Krujë. Për këtë shtetas, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.