Një 23-vjeçar ka rënë në pranga në rrugën “Tomorr Sinani” në Elbasan, pasi ishte i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje. Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se ai kërkonte të vriste një 24-vjeçar të dënuar dy herë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, me të cilin ishte konfliktuar më parë. Së bashku me B. R., është arrestuar edhe shtetasi E. Rr., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.