Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë në Vlorë, pasi akuzohet për kultivim narkotikësh. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike’’, ‘’Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’’ dhe ‘’Vjedhja e energjisë elektrike’’, të kryera në bashkëpunim.