Një 38 vjeçar me iniciale A. Xh., banues në fshatin Bishan, Vlorë është arrestuar pasi ishte i shpallu në kërkim ndërkombëtar. Ky shtetas do të ekstradohet në Spanjë, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle me vendimin penal të datës 15.01.2021, kanë lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar, për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizate kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.