Pasi u vetëdorëzua në Polici, deputeti Ervin Salianji ka mbërritur në burgun e Fierit, aty ku do të vuajë dënimin 1-vjeçar. Vendimi u la në fuqi nga Gjykata e Apelit një ditë më parë. “Një betejë që nuk ka përfunduar”, u shpreh ai para se të futej në godinën e Drejtorisë.