Top Channel/ I shoqëruar nga Lamallari, Rama merr pjesë në homazhet në nder të gjyqtarit Kalaja
08/10/2025 10:14
Sot, në hollin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, po zhvillohen homazhe në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën dy ditë më parë pas një sulmi me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, teksa ndodhej në krye të detyrës.