Gjykata e Dibrës vendosi masën “arrest në burg” për Luan Mjeshtrin, vëllanë e kryetares së Bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri dhe Arlin Limanin, specialist i shërbimit social në Njësinë Administrative Ostren. Kurse ndaj Fitim Ballës, sekretar i Këshillit Bashkiak Bulqizë u dha masa “arrest në shtëpi”, me vendim të gjyqtarit të çështjes, Xhevdet Lika. Të tre zyrtarët akuzohen për dhënie certifikatash me kombësi bullgare me qëllim përfitimin e pasaportave dhe shtetësisë bullgare.