Në pritje të një vendimi penal, një 55-vjeçar me probleme të shëndetit mendor, mbahet në burg prej më shumë se një viti. Muharrem Çaushi nga fshati Manskuri, sipas familjarëve, ndodhet në burgun e Lezhës, ndërsa gjykata e Durrësit vijon të zvarrisë procesin e gjykimit dhe caktimit të masës së mjekimit për të.