Shqiptari i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi u ekstradua sot nga Turqia. Turqia e miratoi ekstradimin në Shqipëri të Dritan Rexhepit në shkurt të 2024-ës, i cili u arrestua në Stamboll në muajin nëntor të vitit 2023. Mëngjesi i 10 nëntorit e gjeti bosin e narkotrafikut shqiptar Dritan Rexhepi të prangosur në një vilë në Turqi vend, në të cilin ai kishte hyrë përmes një pasaporte kolumbiane të falsifikuar të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.