Një zyrë për dhënie kredie është grabitur mesditën e sotme në Korçë, ndërsa policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë në një kohë të shkurtër brenda pak minutave autorin e vjedhjes. Mësohet se autori, shtetasi B. A., 30 vjeç, e ka kryer grabitjen nën kërcënimin e një pistolete lodër. Burime bëjnë me dije se autori 30-vjeçar ka marrë një shumë monetare dhe është larguar me shpejtësi.