Miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë marshuan këtë të martë në Prishtinë, në nder të artistes Adriana Matoshi, që në një ditë më parë njoftoi se i është rikthyer tumori pas nëntë vitesh. Në mesditë, ata ecën nga sheshi Zahir Pajaziti drejt Teatrit Kombëtar.