Kreu i PD, Sali Berisha gjatë takimeve në Krujë tha se SPAK ka vënë nën hetim kryeministrin Edi Rama për vilën në Surrel. Berisha: Të dashur miq, një nga problemet më të mëdha që përballen sot shqiptarët është shëndetësia. Statistika e fundit zyrtare e INSTAT tregon se në Shqipëri aktualisht shpenzohen nga xhepi i qytetarëve për kujdes shëndetësor 820 milionë euro.