Mbi mjekun e Onkologjikut Edmond Gashi nuk rëndon vetëm akuza “shpërdorimi i detyrës”, por edhe “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Kjo pasi ditën e djeshme, pasi u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Tiranës që e la në arrest shtëpie, ai u largua me vrap për t’i shpëtuar pyetjeve të gazetarëve, dhe ka shkuar në një bar kafe.