Temperatura ekstreme janë shënuar në disa pjesë të Europës, me valën e të nxehtit që ka pushtuar rajone të ndryshme të kontinentit të vjetër. Në Greqi, shumë banorë të Athinës iu drejtuan plazheve teksa përvëlimi goditi vendin, duke arritur kulmin në rreth 40-41 gradë Celsius.