Kryeminsitri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, në një intervistë mbrëmjen e sotme me moderatoren e “Top Story” Grida Duma, ka treguar shumë detaje nga jeta e tij politike. Në lidhje me karrierën e tij në politikë dhe marrëdhëniet me kundërshtarin Gjukanoviç, ai tha se projektimi i ekzekutimit të tij ishte i projektuar nga Gjukanoviç. Abazoviç tha se i vetmi fat që lidhet me të është se nuk ka të bëje me asnjë lloj kompromisi.