Blerina Kapollari kjo 40 vjeçare nga Fieri, me aftësi të kufizuara të nivelit të parë, është përjashtuar këtë vit nga skema e përfitimit të pensionit të invaliditetit, ndonëse e ka përfituar prej 25 vitesh. Gruaja vuan nga një sëmundje e rëndë që nga fëmijëria dhe nuk është e aftë për punë.