Policia ra në gjurmët e autorëve përmes zbërthimit të telefonit të viktimës, Ramazan Mataj. Ishin telefonatat në celular që ndihmuan zbardhjen e vrasjes në Postribë të Shkodrës, të ndodhur të dielën. Dy vëllezërit bashkë me babanë kanë rënë në prangat e policisë, sipas gazetarit të Top Channel, Klodian Zhivani, ndërsa është ndaluar edhe një i afërm i tyre, i cili ka qenë bashkëpunëtor.