Policia Kufitare ka evakuuar mesditën e sotme dy familjarë në zonën e Novoselës, ku ndodhen 10 banesa të komunitetit rom, të cilët nuk kishin dashur të largoheshin më parë. Pavarësisht se niveli i ujit kishte arritur rreth një metër e gjysmë brenda shtëpisë, ata kishin mbetur të izoluar.