Një i moshuar ka marrë pjesë në procesin e votimit në Fier. Ai ka arritur me mjetin që e ndihmon të lëvizë deri tek qendra e votimit dhe më pas ka zbritur duke u mbajtur në një bastun. I pyetur nga gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo se çfarë mendon për infrastrukturën e zgjedhjeve, ai shprehet i kënaqur.