Makina e drejtuar nga disa adoleshentë përfundoi në oborrin e një shtëpie në fshatin Plirëz të Poliçanit. Pasojat ishin tragjike për njërin prej tyre, 15- vjeçarin . Mjeti drejtohej nga I vëllai I cili u plagos së bashku me dy shoqet e tyre 14 dhe 16 vjeçe që po udhëtonin në makinë. Makina që drejtonte i mituri pa patentë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në oborrin e një banese pasi u rrotullua dy-tri herë tregojnë dëshmitarët banorë të zonës që u erdhën në ndihmë të parët.