Top Channel/ I mitur shqiptar që u nxorën nga lumi nuk ia del dot! Prindërit dhurojnë organet
13/06/2025 18:23

Dy të miturit, 12 dhe 14 vjeç, që u shpëtuan nga një shqiptar dy ditë më parë në Greqi nga mbytja, pësuan vdekje klinike. Prindërit e dy djemve, njëri shqiptar dhe njëri grek, të ndodhur në këtë situatë vendosën të dhurojnë organet e tyre. Kleoni Fezollari dhe Spridhon Kristofor u shpëtuan nga një emigrant shqiptar i quajtur Ledian Goga në zonën e Artës dhe i dërgoi në spital. Duket se dy të miturit qëndruan për shumë minuta nën ujë, çka sipas mjekëve u shkaktoi atyre vdekje klinike. “Do t’ju kujtojmë përgjithmonë, ikët si heronj, shoqëria juaj”, kanë shkruar në një letër miqtë e tyre. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, kur një grup prej katër fëmijësh mbërriti në lumin Arahthos. Dy prej tyre vendosën të futeshin në ujë, por papritur, shokët e tyre që ndodheshin në breg i humbën nga sytë. Njëri nga fëmijët që mbetën në breg shkoi në një lokal pranë lumit dhe njoftoi se kishin humbur shokët e tyre dhe kishin nevojë për ndihmë. Klientët vrapuan menjëherë për të ndihmuar, mes tyre edhe Ledian Goga. Vetë ai foli para mediave lokale, duke përshkruar me lot në sy momentet kur ka nxjerrë nga uji fëmijën e parë dhe më pas të dytin. “Erdhën dhe kërkuan ndihmë. Hoqa rrobat dhe u hodha në ujë. Nxora njërin, pastaj shkova të gjej tjetrin. U zhyta, por nuk arrita ta gjej. Pastaj u hodha nga varka, ishte shumë thellë, 5-6 metra. E pashë fëmijën shtrirë, e kapa, me zor e nxora jashtë… mezi merrja frymë”, tha ai.

Top Channel/ Miloti mbulohet nga tymi i zi. Digjen masivisht goma buzë rrugës, ndotet ajri
14/03 23:25
Top Channel/ Përplasje të dhunshme dhe kaos pas sfidës Flamurtari-Elbasani, ndërhyn edhe policia
14/03 22:39
Top News – Re të zeza tymi në Milot. Djegie masive e gomave poshtë superstradës
14/03 22:38
Top News – Arrestohet 31-vjeçari në Sarandë. Dhunoi ish-partneren, kanosi me armë familjarët e saj
14/03 22:37
Top News – Tym i zi në Milot, digjen goma pranë lumit Mat
14/03 20:49
Top Channel/ Sëmundjet e veshkave në rritje. Mjekët: 1 në 10 persona të prekur
14/03 19:55
Top Channel/ Re të zeza tymi mbulojnë zonën e Milotit, shkak dyshohet djegia masive e gomave
14/03 19:20
Top Channel/ Festohet Dita e Verës në Lushnjë, koncert dhe aktivitete
14/03 16:37
Top Channel/ Dita e Verës në Tiranë/ Disa evente janë organizuar në kryeqytet për këtë ditë
14/03 15:24
Top Channel/ Sot festa e Ditës së Verës/ Qendra e festës është qyteti i Elbasanit
14/03 15:22
Top Channel/ SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH për infiltrime
14/03 15:04
Top News – Tirana feston ditën e verës. Ballokume, muzikë dhe ngjyra në kryeqytet
14/03 14:18
Top News-Banorët e Rrjollit kundër resortit të Ulajt/ Sërish përplasje për pronën, disa të shoqëruar
14/03 14:12
Top Channel/ Vlonjatë dhe turistë festojnë Ditën e Verës pranë bregdetit
14/03 14:10
Top Channel/ Pamje me dron, Tirana feston Ditën e Verës, qytetarët mbushin rrugët e kryeqytetit
14/03 14:06
Top News – Ngjyrat e festës ‘veshin’ Tiranën. Ballokume e tinguj muzikor për ditën e verës
14/03 14:04
Top News- ‘Shqiponjat’ kapin 36-vjeçarin nga Kosova/ I dënuar me burg për shpërndarje droge
14/03 13:31
Top News – Festë dhe në burgun e të miturve/ Aktivitet festiv në kuadër të ditës së verës
14/03 13:22
Top News- Dhunë e përplasje në protestën e banorëve të Rrjollit, vijon beteja për pronën
14/03 13:20
Top Channel/ Dita e Verës në Durrës, koncert dhe panair në Ditën e Verës në qytetin bregdetar
14/03 12:43
DIGITALB DIGITALB