Fakti që ishte një prej atraksioneve më të famshme turistike të Hong Kongut, e është shfaqur dhe në disa filma hollivudiane, nuk e shpëtoi dot restorantin lundrues Jumbo, i cili është tërhequr për t`u nxjerrë nga qyteti pasi është vjetëruar shumë, dhe perpjekjet disa vjecare për rijetësimin e tij, nuk cuan asgjëkundi. Restoranti-varkë, 76 metra i gjatë mund të organizojë 2300 darka njëherazi, por tashmë është është lëvizur nga streha e tij jugore, ku qëndroi për gati gjysmë shekulli.