Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Izrael, ku një 22-vjeçare e cila i mbijetoi masakrës së Hamasit në një festival i ka dhënë fund jetës. Shirel Golan kreu vetëvrasje në ditëlindjen e saj të 22-të, pas një lufte 1 vjeçare me depresionin dhe çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD). Sipas dëshmisë së vëllai të saj, problemet për 22-vjeçaren nisën pas sulmit të 7 tetorit.