Top Channel/ I mbijetoi dy luftrave, cfarë po e vret në shtëpi ushtarin amerikan
22/06/2021 11:37

Nga pamja nuk duket, por rreshteri Wesley Black është duke vdekur, dhe është vetëm 35 vjec. “ Mund të vdes nesër, mund të jetoj dhe 6 muaj të tjerë, gjithcka varet si do të reagojë organizmi im nga kimioterapia”, shprehet ai për CNN. Black është prekur nga kanceri i zorrës që poi përhapet në të gjithë trupin. Ai i mbijetoi betejave në Irak e Afghanistan me gardën kombëtare të Vermontit dhe ka marrë një sërë dekoratash, përfshirë një Purple Heart. Ndonëse është e vështirë në raste të tilla të bëhet një lidhje direkte mes kancerit dhe një shkaku specifik, një onkolog jashtë sistemit të Veteranëve që e ka ndjekur situatën e tij, mendon se sëmundja e Black i detyrohet mbetjeve masive të djegura nëpër fusha të mëdha të bazave amerikane. “Ushtarët krijojnë shumë mbetje, metale, plastika, objekte elektronike, mbetje mjekësore, deri edhe uniforma- të gjitha këto hidhen në fushëgrumbullime, spërkaten me benzinë e u vihet zjarri”. Në Ramadi, ku ka shërbyer 35 vjecari, hapësira e grumbullimit të plehrave ishte sa disa fusha futbolli. Dhe në Afganistan, ajo ndodhej shumë pranë portës kryesore të bazës ushtarake. “Nëse ti ishe fatkeqi që duhet të bënte roje në kohën kur digjeshin plehrat dhe era frynte drejt portës, kjo do të thotë se duhet të qendroje përballë tymit për tete deri në 12 orë radhazi në ditë”, shprehet ai. Me mijëra pjesëtare të ushtrisë amerikane kanë thither tym kancerogjen nga fushat e djegies së mbeturinave ashtu si Black. Kur mësoi sëmundjen që është praktikisht dënimi i tij me vdekje, 35 vjecari sapo ishte bërë me djalë dhe po përgatitej të niste punë si zjarrfikës.

Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47