Në makinën e 31-vjeçarit Klaus Jaçe ka shpërthyer sasi tritoli pak para mesnatës. Mjeti ndodhej i parkuar përpara shtëpisë, teksa raportohet vetëm për dëme materiale. “Më datë 21.07.2025, rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.