Kryetari i Partisë Demokatike Lulzim Basha tha se banditë kanë marrë në telefon anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së që mos të marrin pjesë në mbledhje. Basha deklaron se ka qenë Agron Kuliçaj, ish-truproja e Sali Berishës, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili ka marrë në telefon demokratët dhe u ka bërë presion, për të mos marrë pjesë në Këshillin Kombëtar.