Ish-kabinat e plazhit të Golemit do të prishen me vendim të Këshillit Bashkiak të Kavajës. Vendimi është marrë pasi këto objekte sipas akt-ekspertizës së Institutit të Ndërtimit janë të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Sot mjetet e rënda dhe inspektorët e bashkisë kanë shkuar për të prishur objektet në të cilat janë strehuar prej 3 dekadash familje të pastreha, por banorët e kanë kundërshtuar këtë vendim sipas tyre të padrejtë, pasi askush nuk i ka njoftuar më parë se shtëpitë e tyre janë të pabanueshme, ndërkohë që dyshojnë se ato po prishen për shkak të interesit të lartë për tokën në bregdet.