Të acaruar nga masat e rrepta anti-Covid te vendosura prej qeverisë së tyre, holandezët kanë vërshuar në Belgjikën fqinjë për t`a kaluar aty këtë moment festiv, pavarësisht thirrjeve të autoriteteve që të mos kalojnë kufirin. Holanda ka vendosur kufizimet ndoshta më të ashpra dimërore në Europë, me mbylljen e të gjithë dyqaneve jo thelbësorë, restoranteve, bareve, kinemave, muzeve dhe teatrove der në 14 janar në përpjekje për të frenuar një valë të re masive infektimesh nga Omicron.