Gjykata hodhi poshtë qëndrimin e prokurorisë së Tiranës për të mbyllur një dosje hetimore që bën fjalë për vdekjen në burgjet e Zvicrës të një të riu shqiptar. Gjykata urdhëroi hetime të mëtejshme për vdekjen e Briken Hoxhës , dukë kërkuar përgjigje se cilat janë arsyet e vdekjes së tij dhe se përse të ndjerit i ishin hequr disa organe jetësore. Gjykata i kërkon akuzës të veprojë me letërporosi për vdekjen e Briken Hoxhës nga Berati i cili vdiq në rrethana të mistershme teksa po vuante dënimin në Zvicër.