Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Kukës, ku një nxënës i një shkolle 9-vjeçare ka mbetur i plagosur pranë ambientit të shkollës së tij. Sipas informacioneve paraprake, incidenti ka ndodhur në afërsi të godinës së ish-shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri”, e cila aktualisht është në proces rikonstruksioni nga një firmë ndërtimi.