Top Channel/ I hodhën lëndë plasëse, pamjet pranë banesës së drejtuesit të PD-së në Shijak
24/05/2021 14:15

Një sasi lëndë plasëse është vendosur në banesën e drejtuesit të PD-së në qytetin e Shijakut gjatë mbrëmjes së kaluar. Kamera e sigurisë së familjes Vora ka fiksuar autorin natën e kaluar teksa vendos lëndën plasëse në derën e shtëpisë. Top Channel ka siguruar edhe pamjet pranë banesës së tij, ku ndodhen forca policie që po sigurojnë prova për të bërë të mundur identifikimin e autorit. Në një prononcim për mediet, drejtuesi i PD-së në Shijak, Ilgner Vora hedh poshtë pistën e një konflikti mes adoleshentësh ku përfshihet vëllai i tij 16-vjeçar duke thënë se nuk e beson dhe se janë në pritje të përgjigjes së policisë. Ai ka treguar se nuk ka pasur probleme apo konflikte me askënd, ndërsa shton se të gjithë pjesëtarët e familjes janë shumë të trembur. Vora: Rreth orës 21:50 ka shpërthyer një lëndë plasëse me fitil të ndezur në derën e banesës ku jetojmë. Nuk dimë asnjë pistë ku policia e Durrësit dhe Shijakut po heton. Për pjesën e politikës gjatë tre viteve jam kryetar i qytetit të Shijakut për PD-në. Nuk besoj te kjo pista e fëmijëve, por presim përgjigjen e Policisë së Shtetit. Vëllai im është vetëm 16 vjeç dhe unë kam vite që jetoj në Shijak dhe s’kemi pasur konflikte me askënd, përveç denoncimeve tona politike. Ne jemi një familje shumë e madhe. Jetojmë 12 persona në një apartament, bashkë me vëllain e madh dhe me të gjithë fëmijët e vegjël. Të trembur jemi shumë. Kjo është gjithçka.

Top Channel/ Greqi: fëmijë me gjen kancerogjen; dhurues danez i sëmurë, një mitur vdes, një kritik
12/12 23:10
Top Channel/ Tension në protestën e Lapajt: Policia i kërkon të heqë tendën para kryeministrisë
12/12 23:07
Top Channel/ Berisha, thirrje për protestë! Kreu PD komenton vendimin për Ballukun, kërkon falje…
12/12 22:51
Top Channel/ “Më kanë bërë katër atentate doktor”, demokrati: Kemi një kafe të krimit në Elbasan
12/12 21:57
Top Channel/ “Ne bëjmë edhe gabime”, Berisha kërkon falje për firmat e demokratëve për Shabanin
12/12 21:35
Top News – Tensione tek Kryeministria. Policia i heq cadrat Adriatik Lapajt, reagone protestuesit
12/12 20:42
Top News- Laert Haxhiu dhe grupi i tij perballen me pasojat, ben krimet me te merrshme ne pak vite
12/12 20:40
Top News- Rrihet me çekiç 26-vjeçari, sulmi me porosi pas një zënke në rrjetet sociale
12/12 20:29
Top Channel/ Tensione para Kryeministrisë, policia heq tendën, Lapaj: Edhe bukën na e zunë në grykë
12/12 20:22
Top Channel/ Protesta në Durrës/ Të rinjtë kërkojnë drejtësi për Erion Bobën që u qëllua me thikë
12/12 20:07
Top Channel/ Aksident në Lushnjë, makina përplaset me motorin, lëndohet drejtuesi
12/12 20:03
Top Channel/ Monografia që rikthen Zajmin 130 piktura që rindërtojnë botën e piktorit
12/12 20:02
Top Channel/ Makina përplaset me motorin në Lezhë, dy të lënduar
12/12 19:47
Top Channel/ “Paqja fiskale” alarmon investitorët: Cënon bizneset dhe largon sipërmarrjet e huaja
12/12 19:45
Top Channel/ Zelensky sfidon: Video në Kupjansk teksa Rusia mburret me pushtimin
12/12 19:39
Top News- Festë me fishekzjarrë për Belinda Ballukun, Fieri e Lushnja i gëzohen Kushtetueses
12/12 19:35
Top Channel/ Balluku rikthehet në detyrë/ Kushtetuesja pezullon vendimin e GJKKO
12/12 19:34
Top Channel/ Berisha kërkon falje për firmat e Avokatit të Popullit: Kërkoj ndjesë, por…
12/12 19:15
Top Channel/ Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun, Berisha: E shpëtoi kryeministri, nesër…
12/12 19:08
Top News- Ulërima para Kryeministrisë, policia tërheq zvarrë çadrën e Shqipërisë Bëhet
12/12 19:03
BILETA Portokalli - Bileta